Ministri i Shëndetësisë takon ambasadoren greke

Kosova po vazhdon të zgjerojë bashkëpunimet me shtetet e tjera dhe ai i radhës pritet të jetë me Greqinë

Rifat Latifi dhe ambasadorja greke, Heleni Vakali

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi ka pritur në takim shefen e Zyrës së Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali, me të cilën biseduan për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

Përmes një postimi në Facebook nga Ministria e Shëndetësisë, është bërë e ditur se përgjatë bisedës së tyre, Latifi ka informuar ambasadoren greke mbi aktivitetet në procesin e transformimit të shëndetësisë në Kosovë, mundësitë e bashkëpunimit me Greqinë dhe sfidat përgjatë rrugëtimit të saj.

Postimi i Latifit në Facebook

Mes të tjerash, pritet që Ministri Latifi dhe homologu i tij nga Greqia të takohen së shpejti.

Ministri i Shëndetësisë takon ambasadoren greke

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika