Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka kritikuar ashpër planin amerikan “Projekti Liri”, duke e cilësuar atë si “Projekt Bllokimi”.
Në një postim në rrjetin X, Araghchi tha se zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit tregojnë qartë se nuk ka zgjidhje ushtarake për një krizë politike.
Ai shtoi se, ndërsa bisedimet po bëjnë përparim falë ndërmjetësimit të Pakistanit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kenë kujdes që të mos rikthehen në një situatë të ndërlikuar për shkak të ndikimeve të jashtme.
Një paralajmërim të tillë ai e drejtoi edhe ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në fund, Araghchi përfundoi deklaratën duke thënë “Projeketi Liri është Projekt Bllokim”.