Ministri izraelit, Frej dhuron 93 karroca për shoqatën Handikos

Me rastin e vizitës së tij në Kosovë, ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar Shoqatën e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës ‘Handikos’, ku janë dhuruar 93 karroca për persona me aftësi të kufizuara nga ministri Frej për shoqatën Handikos.

Për këtë donacion, ministri Krasniqi ka thënë se është më se i nevojshëm për këtë shoqatë, duke marrë parasysh nevojat dhe sfidat e fëmijëve me nevoja të veçanta në Republikën e Kosovës.

Në postimin e tij në Facebook, Krasniqi ka shtuar se ky donacion është dëshmi e bashkëpunimit miqësor në mes të Kosovës dhe Izraelit.

Poashtu, për këtë donacion edhe ministri Frei kishte thënë se ndihet i lumtur që në emër të shtetit të Izraelit, ka mundësi që të ndihmojë shoqatën ‘Handikos’ me karroca të cilat do të shërbejnë për nevoja të fëmijëve.

Të dy ministrat u pritën nga përfaqësues të shoqatës Handikos, të cilët i falënderuan për vizitën e tyre dhe për donacionin e dhuruar.

Për herë të parë, ka pasur vizitë të këtij lloji në Kosovë nga delegacioni i Izraelit, e cila të mërkurën përmbyllet, duke shpresuar në vazhdimësinë e bashkëpunimit në të ardhmen edhe në sfera të tjera.

‘Handikos’ është një organizatë e personave me nevoja të veçanta në Kosovë, në të cilën janë të anëtarësuar mbi 16 mijë persona në gjithë Kosovën, rreth 4 mijë fëmijë janë përfitues të shërbimeve dhe kanë mbi 7 mijë pajisje ndihmëse.

 

Objektivat kryesore të kësaj shoqate janë përmirësimi i të drejtave dhe standardeve të jetesës së personave me nevoja të veçanta në Kosovë, përmes veprimit në fushën e mbrojtjes shëndetësore, sociale dhe të punësimit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika