Ministri izraelit i Shëndetësisë: Irani e kaloi vijën e kuqe me sulmin ndaj spitalit
Ministri i Shëndetësisë i Izraelit, Uriel Busso, ka deklaruar se Irani ka kaluar “vijën e kuqe” duke sulmuar spitalin kryesor në qytetin jugor të Beer Shevës. Ai e quajti këtë veprim si një “krim të neveritshëm lufte” dhe akuzoi regjimin në Teheran për veprim si organizatë terroriste barbare. “Vija e kuqe është kaluar. Regjimi i […]
Ministri i Shëndetësisë i Izraelit, Uriel Busso, ka deklaruar se Irani ka kaluar “vijën e kuqe” duke sulmuar spitalin kryesor në qytetin jugor të Beer Shevës.
Ai e quajti këtë veprim si një “krim të neveritshëm lufte” dhe akuzoi regjimin në Teheran për veprim si organizatë terroriste barbare.
“Vija e kuqe është kaluar. Regjimi i diktaturës nga Teherani e ka kaluar vijën dhe po vepron si një organizatë terroriste barbare”, tha Busso të enjten, raporton CNN.
Autoritetet izraelite thanë se Qendra Mjekësore Soroka, një nga strukturat më të rëndësishme shëndetësore në Izrael, pësoi dëme të mëdha nga sulmi.
Nga ana tjetër, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha se kishte goditur një qendër inteligjence dhe komande izraelite “pranë një spitali”.















