Ministri izraelit thotë se marrëveshja është ‘e keqe për Izraelin dhe të gjithë botën e lirë’

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka kritikuar ashpër marrëveshjen e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke e cilësuar atë si “të keqe për Izraelin dhe për të gjithë botën e lirë”.

Në një postim në rrjetin social X, Smotrich tha se Izraeli do të duhet të vazhdojë vetë fushatën kundër Iranit dhe të sigurohet që Teherani të mos arrijë kurrë të pajiset me armë bërthamore.

“Fushata e përbashkët SHBA-Izrael ka arritur shumë suksese në dobësimin e Iranit dhe këto arritje nuk kanë qenë të kota”, deklaroi ai.

Kritika ndaj marrëveshjes ka shprehur edhe ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, i cili tha se Izraeli nuk është palë në këtë marrëveshje dhe se ajo nuk garanton sigurinë e vendit.

“Ne nuk jemi partnerë të kësaj marrëveshjeje, e cila nuk garanton sigurinë tonë dhe nuk na detyron në asnjë mënyrë”, tha Ben-Gvir.

Të dy ministrat kanë qenë më herët subjekt i sanksioneve nga Britania e Madhe dhe disa vende të tjera për deklarata të cilat janë cilësuar si nxitje të dhunës ndaj komuniteteve palestineze.

Irani kërkon ndalimin e plotë të sulmeve izraelite në Liban

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika