Ministri Latifi dhe Drejtori i SHSKUK-së, Krasniqi vizitojnë disa klinika në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka falënderuar personelin shëndetësor për angazhimin e tyre me shërbime ndaj qytetarëve në çdo kohë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës(SHSKUK), Valbon Krasniqi, kanë vizituar të hënën disa klinika në QKUK me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Klinikat që ata kanë vizituar janë, Spitali Pediatrik-Kirurgjik, Klinika e Kirurgjisë Torakale dhe Qendra Emergjente e QKUK-së.

Përmes një postimi në Facebook, nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se Latifi ka falënderuar personelin shëndetësor dhe atë mbështetës për punën që po bëjnë dhe angazhimin e tyre për t’u ofruar qytetarëve shërbime shëndetësore në çdo kohë.

May be an image of 3 people, people standing and indoor

“Gjatë kësaj vizite, në diten e festës së Bajramit, Ministri ka bashkëbiseduar edhe me pacientë që po marrin shërbime në klinikat e QKUK-së dhe familjarët e tyre”, thuhet në njoftim.

Ministri Latifi ka shprehur përkushtimin e tij për transformimin e sistemit shëndetësor, duke pasur prioritet kryesor pacientët dhe cilësinë e shërbimeve për ta, dhe, gjithashtu, përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e mirëqenies për profesionistët shëndetësorë.

 

May be an image of 6 people and people standing

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika