Ministri Maqedonci priti në takim lamtumirës këshilltarin e NATO-së, Philip Leahy

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e dekoroi nënkolonelin Phillip Leahy me Medalje për Shërbim të Shquar, për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në fushën e strategjisë dhe planeve, avancimin e kapaciteteve të FSK-së në këtë drejtim

Ejup Maqedonci dhe Phillip Leahy në takim lamtumirës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim lamtumirës këshilltarin e lartë për Strategji dhe Plane të Zyres Ndërlidhëse të NATO-së, nënkolonel Phillip Leahy, të cilit i dëshiroi suksese në detyrën dhe misionin e ri të tij.

Maqedonci e dekoroi nënkolonelin Phillip Leahy me medalje për Shërbim të Shquar, për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në fushën e strategjisë dhe planeve, avancimin e kapaciteteve të FSK-së në këtë drejtim.

“Roli i trupës këshilluese të NATO-së në implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit është tejet i rëndësishëm dhe përbën element të pazëvendësueshëm për konsolidimin e FSK-së në hapa të sigurt e konform standardeve të shteteve anëtare të NATO-së”, ka thënë Maqedonci.

Ministri Maqedonci, gjithashtu, shtoi se bashkëpunimi me të gjithë këshilltarët e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s është i shkëlqyeshëm, andaj i tillë do të jetë edhe me pasuesin e nënkolonel Leahy.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika