Ministri Maqedonci shpreh gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Italisë pas përmbytjeve të rënda

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka ofruar ndihmë për të përballuar pasojat e përmbytjeve në Itali. Pas stuhisë "Ciaran" që goditi disa rajone italiane dhe shkaktoi vdekjen e pesë personave, Maqedonci dërgoi një letër homologut italian, Guido Crosetto, për të shprehur ngushëllimet dhe ofertën e Kosovës për ndihmë

Ejup Maqedonci, minister i Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, u ka ofruar autoriteteve italiane ndihmë për tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet që kanë goditur disa rajone në Itali.

Pesë persona kanë vdekur në Toskanë, pasi stuhia “Ciaran” bëri kërdi gjatë natës në Italinë qendrore dhe veriore, ku brigjet e lumenjve janë çarë dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Përmes një njoftimi në Facebook, ministri Maqedonci ka të ditur se i ka dërguar një letër homologut italian Guido Crosetto, duke i ofruar ndihmën e autoriteteve kosovare për sanimin e gjendjes së krijuar nga moti i keq.

“Pas lajmeve për pasojat e përmbytjeve në Toskana të Italisë, përmes një letre zyrtare drejtuar ministrit Crosetto, shpreha ngushëllime në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së për jetët e humbura, e po ashtu vullnetin e plotë për mbështetjen e autoriteteve italiane me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë e Italisë”, ka shkruar Maqedonci.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika