Ministri Mehaj në Tel Aviv

Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, është pritur nga Autoritetet më të Larta të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Izraelit.

Mehaj ka udhëtuar drejt Izraelit për vizitë zyrtare në Tel Aviv, me ftesë nga Autoritetet më të Larta të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Izraelit.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes, bëhet e ditur agjenda e takimit treditorë në Izrael, Mehaj pritet të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes, Sigurisë Kombëtare, dhe asaj Kibernetike, ISDEF.

Përveç kësaj, Ministri Mehaj do të pritet në takim nga, Autoritetet më të larta të sigurisë dhe mbrojtes izraelite.

Tutje në komunikatë thuhet së “Izraeli është partneri ynë shtetëror, shumë i rëndësishmë në kuadër të procesëve zhvillimore të diplomacisë sonë, të mbrojtjes si dhe të aftësive dhe kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të FSK-së”.

Benjamin Netanyahu, kryeminstri i izraelit kishte rënë dakord ta njohë Kosovën përmes telekomunikimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nga zyra ovale, ku kishte biseduar dhe me  kryeministrin kosovar Avdullah Hoti, më të cilin kanë arritur marrveshjen  përmes diplomacisë shumëpalëshe.

Avdullah Hoti kishte nënshkruar, një marrëveshje ku njëra nga pikat ishte zotimi se, nëse e njeh Izraeli Kosovën, Prishtina zyrtare do të hapë ambasadën në Jerusalem, ku do të bëhej vendi i tretë në botë që hap amabasadën në Jurisalem dhe vendi i parë me shumicë muslimane.

Marrëveshja u nënshkruar, më 4 shtator 2020 ndërsa amabasada ishte hapur më 14 mars 2021.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika