Ministri Mehaj reagon pas dënimit të Mustafës, e quan Specialen të padrejtë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka quajtur të padrejtë Gjykatën Speciale, pas shpalljes së dënimit prej 26 vjetësh për krime lufte, ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në konferencën e tij përmbyllëse për fundvit, ka reaguar edhe për vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, me 26 vjet burgim.

Mehaj e ka quajtur të padrejtë Gjykatën Speciale.

“Gjykata Speciale është e padrejtë, pa bazament. UÇK është një prej ushtrive më të përsosura, më të organizuara për mbrojtjen e shtëpisë, familjeve dhe truallit e vet. Prej këndit profesional, por edhe personal, është e fabrikuar nga Serbia dhe miqtë e tyre. Besoj në drejtësi dhe do të merren hapa të duhur edhe për mbështetje nga qeveria dhe partnerët e tjerë”, deklaroi Mehaj.

Ndër të tjera, Mehaj në këtë konferencë ka thënë se viti 2022 ishte vit i zhvillimit të fuqishëm të kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

“Sukseset i dedikohen të gjithë ushtarakëve të FSK-së, por kemi pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm me media në pasqyrimin e punës tonë. Tani vazhdojmë për të ardhmen në koordinim të plotë me aleatët tanë. Gjithçka që ndërtojmë është në bashkëpunim me aleatët tanë. Kemi objektivat e njëjta që janë kyçe dhe janë në përputhje me sigurinë tonë”, ka vijuar ai.

“Vitin e kaluar kemi pasur zbarkimin historik në Kuvajt krah për krah me aleatin tonë, ShBA-në, por jemi në koordinim e bashkëpunim për më shumë misione, e trajnime që FSK-ja mund t’i mbështetë partnerët e tjerë”, ka vijuar ai.

Sipas tij, nevoja për ndryshimet e këtyre ligjeve ka qenë e nevojshme si për heqjen e kufizimit të numrit, ashtu edhe për rritjen e moshës deri në 25 vjet, në mënyrë që të gjithë të rinjtë të mund t’i bashkohen ushtrisë.

Ndryshe, ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.

Prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Mustafa është i dënuari i parë i Gjykatës Speciale për krime lufte.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika