Ministri Murati për Qeverinë Hoti: I keni lënë mbi 100 milionë euro borxh

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, që gjatë qeverisjes së tij janë lënë 110 milionë euro borxh.

Në seancën e së hënës të 28 marsit, Murati ka thënë se, ndonëse, janë paguar disa fatura të lëna borxh nga qeveria e kaluar, ka ende të tjera që pritet të paguhen nga shteti.

“Çka kemi bërë ne, e kemi dyfishuar për muajt nëntor dhe dhjetor rritjen e mbështetjes me asistencë sociale. Por, ju po e refuzoni atë kredi. Plot fatura i kemi paguar e plot fatura i kemi të papaguara, 110 milionë euro borxhe i keni lënë për Trustin”.

“110 milionë euro që nuk po i përmend askush, ia keni lënë gropën shtetit”, është shprehur Murati.

Ky reagim i ministrit erdhi si pasojë e deklaratës së Hotit, i cili ka thënë se asnjëherë në historinë e shtetit të Kosovës nuk ka ndodhur që të kërkohet kredi për skemat sociale.

Po ashtu, ministri Murati, teksa e ka sqaruar subvencionimin e bizneseve sa i përket energjisë elektrike, ka thënë se kjo është bërë për shkak se bizneset përbëjnë kosto.

“Subvencionimi i energjisë është bërë duke marrë parasysh që edhe bizneset përbëjnë kosto e cila pastaj i bartet konsumatorit. Në mënyrë që mos të kemi një presion shtesë infacionar kemi dashur t’i mbulojmë edhe amvisëritë edhe tregtarët”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk ka rritje të asistencës sociale, dhe sipas tij, “është kundër çdo logjike fiskale të qeverisë”.

“Kemi votuar kundër një marrëveshje ndërkombëtare për 47 milionë euro, mbështetje për, gjoja, skema sociale. Kurrë, asnjëherë në historinë 20 vjeçare të shtetit të Kosovës, Kosova nuk ka marrë kredi për të paguar paga”, deklaroi Hoti.

“Para dy ditësh, jemi takuar me ekipin e Bankës Botërore dhe i kemi pyetur ku shkojnë 41 prej atyre 47 milionë eurove, kanë thënë 15 milionë euro shkojnë në buxhet të shtetit për të përmirësuar bilancin bankar të qeverisë për disa pagesa që janë bërë para një viti shtesa për skemat sociale”, shtoi ai.

Sipas Hotit, asistenca sociale nuk mund të rritet nga ato mjete përmes së cilave po synon qeveria.

“S’ka ndodhur asnjëherë kështu, me marrë kredi për asistencë sociale sepse çdo ditë e keni gojën plot për rritje të buxhetit. Ne prapë do ta themi fjalën tonë, nëse vjen ajo marrëveshje këtu, por, nuk është e vërtetë që rritet asistenca sociale nga ato mjete. Edhe nëse ndodh kjo duhet të rritet nga buxheti i shtetit e jo nga kreditë ministër”, tha Hoti.

Ndryshe, Hoti  i ka përmendur tri probleme politike e ekonomike që sipas tij, janë zgjidhje për dalje nga kriza.

“Janë tri probleme politike dhe ekonomike që na kanë përcjellë gjatë kësaj periudhe, kriza energjetike, kriza e çmimeve që tash po thellohet çdo ditë edhe një pasiguri globale që është krijuar nga lufta në Ukrainë”, ka thënë Hoti.

Si zgjidhje të dytë, Hoti e ka radhitur subvencionimin në fushën e bujqësisë.

“Rritja e kostove të imputeve bujqësore shkon edhe qind për qind. Ftoj Qeverinë që të ketë rritje të menjëhershme të subvencionimit në bujqësi”, shtoi ai.

Ndërsa sipas tij, e treta është kthimi në debatin për pagën minimale.

“Duhet të bëhet indeksimi i pagave në sektorin publik, te gjitha këto masat janë të përballueshme për buxhetin e shtetit”, është shprehur ai.

Ndërkaq, të mërkurën e 22 dhjetorit, sipas Ministrit të Financave, Hekuran Murati, vlera e këtij projekti është 47 milionë euro dhe si marrëveshje do t’i mundësojë qeverisë që të përmirësojë efikasitetin e reformës së sistemit të ndihmës sociale.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar në parim Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit  në mes të Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika