Ministri Osmani: SHBA-ja nuk zhgënjen, ky është mesazhi ynë

Në ditën kur pritet të zhvillohet takimi në mes të ndërmjetësuesve të BE-së, kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është aty për të inkurajuar palët dhe për të shërbyer si një shembull. Ai ka thënë se besimi në SHBA-në duhet të jetë i plotë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk zhgënjejnë dhe se në to duhet pasur besim të plotë.

Në një intervistë për RTV Dukagjini direkt nga Ohri i Maqedonisë, ministri Osmani ka thënë se e sotmja nuk paraqet një ditë të zakonshme dhe se janë shembulli më i mirë për besimin në SHBA-në.

“Nuk mendoj që është ditë e zakonshme për dialogun, ashtu janë pritjet se mund të jetë një ditë e rëndësishnme”, ka thënë ai, gjersa ka theksuar se “Neve nuk ka zhgënjyer asnjëherë besimi në shtetet e Bashkuara  të Amerikës, edhe kur kemi pasur marrëveshje  të shkruara, por edhe çështje që nuk kanë qenë të shkruara…Ky është mesazhi jonë. ShBA-të nuk zhgënjejnë, nuk na kanë zhgënjyer asnjëherë, besimi tek ta duhet të jetë i plotë”.

Ndër të tjera, ministri ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është aty për të inkurajuar palët dhe për të shërbyer si një shembull. Krahas kësaj, ai ka thënë se një mossukses në Ohër të shtunën mund ta vështirësojë dialogun apo suksesin e së nesërmes.

Takimi i shumëpërfolur i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zhvillohet sot, e shtunë, në Ohër të Maqedonisë. Ndërsa, pritet të fillojë nga ora 13:30.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika