Ministri Peci organizon konferencë me donatorët ndërkombëtarë, konfirmohet vazhdimi i përkrahjes

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka organizuar konferenc me donatorët ndërkombëtarë të sektorit të bujqësisë. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga Komisioni Evropian, Banka Botërore, USAID, GIZ e të tjerë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të premten e dy dhjetorit ka organizuar konferencën me donatorët e sektorit të bujqësisë me titull “Orientimet strategjike për zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga organizata të shumta botërore, duke përfshirë Komisionin Evropian, Bankën Botërore, USAID, GIZ, FAO, JICA, UNDP e të tjerë.

Në komunikatën për media njoftohet se në fjalën e tij kryesore përshëndetëse ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka potencuar sukseset e arritura në aktivitetet për të përmbushur prioritetet dhe obligimet e saj në përmirësimin e politikave, avancimin e legjislacionit, rritjen e transparencës, si dhe sfidat me të cilat përballet MBPZhR-ja.

“Përmes përkrahjes së partnerëve tanë, Ministria e Bujqësisë dhe Agjencitë në vartësi të saj deri më tani kanë përfituar projekte përmes së cilave janë ngritur kapacitetet si ato njerëzore ashtu edhe ato të hartimit të politikave. Kemi arritur që me buxhet vetanak, të rrisim mbështetjen financiare për bujqit deri në 70 milionë Euro, ndërsa synojmë që kjo shifër të arrijë 100 milionë”, ka thënë ministri Peci.

Pamje nga konferenca e ministrit Peci me donatorët ndërkombtarë të sektorit të bujqësisë

Tutje në komunikatë thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i MBPZhR-së, Blerim Hasani ka paraqitur prezantimet “Orientimet Strategjike për Zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural” dhe “Projektet potenciale për zhvillim të Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, në të cilat u prezantuan objektivat strategjike e specifike të Strategjisë për Bujqësi, Zhvillim Rural 2022 – 2028 dhe objektivi i përgjithshëm i Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030.

Nga komunikata njoftohet se në takimin me përfaqësuesit e organizatave të shumta ndërkombëtare kanë marrë konfirmimin e partnerëve ndërkombëtar se do të vazhdojnë përkrahjen për avancimin e sektorit të bujqësisë aspektin e zhvillimit të resurseve të brendshme humane, qasje në financa dhe financim të projekteve kapitale.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika