Ministri rumun i Mbrojtjes kundër rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Angel Tilvar, ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Rumani, në mes të diskutimeve lidhur me masat që duhet të ndërmarrë ky shtet anëtar i NATO-s në rast se konflikti në mes të Rusisë dhe Ukrainës zgjerohet

Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë, Angel Tilvar. Fotografi nga arkivi.

Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Angel Tilvar, ka përjashtuar mundësinë e kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Rumani, në mes të diskutimeve lidhur me masat që duhet të ndërmarrë ky shtet i NATO-s në rast se lufta e Rusisë kundër Ukrainës zgjerohet.

Rumania aktualisht ka 80.000 pjesëtarë profesionistë të ushtrisë dhe një trupë të rezervistëve. Ky shtet kishte anuluar shërbimin e detyrueshëm ushtarak më 2007, tre vjet pasi iu bashkua NATO-s në mars të vitit 2004.

Shefi i ri i ushtrisë rumune, gjenerali Gheorghita Vlad, javën e kaluar deklaroi për Radion Evropa e Lirë se shteti duhet në mënyrë urgjente të miratojë një kornizë ligjore, që do t’u mundësonte vullnetarëve civilë që të ndjekin trajnime ushtarake. Kjo deklaratë la vend për spekulime në mesin e rumunëve se do të rikthehej shërbimi i detyrueshëm ushtarak.

“Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është jashtë diskutimit, të paktën gjatë mandatin tim si ministër i Mbrojtjes. Unë e kam refuzuar këtë mundësi”, tha Tilvar për Euronews. “Aktualisht nuk ka diskutime për këtë çështje”.

Megjithatë, Tilvar konfirmoi se deklarata e gjeneralit Vlad se me Ministrinë e Mbrojtjes po diskutohet një ligj, që do të rregullonte një program trajnimi ushtarak për vullnetarët nga mosha 18 deri në 35 vjeç. Ky legjislacion parasheh një pagesë për ata që e përfundojnë programin.

“Një shërbim i tillë vullnetar do të përmbushte nevojat për një forcë rezerviste, pasi çdo shtet është i shqetësuar me sigurimin e një force njerëzore për një trupë rezerviste”, tha Tilvar.

Ai tha se ushtria rumune vitin e kaluar humbi 7.000 ushtarë profesionistë, për shkak se u pensionuan ose dhanë dorëheqje.

Megjithatë, Parlamenti i Rumanisë ka pak të ngjarë të diskutojë këtë për një ligj të tillë që do të rregullonte shërbimin vullnetar, pasi shteti është paraparë të mbajë zgjedhje lokale, parlamentare dhe presidenciale.

Tilvar u bëri jehonë deklaratave të bëra nga presidenti Klaus Iohannis, dhe kryeministri Marcel Ciolacu, duke siguruar publikun se Rumania nuk po përballet me një rrezik të menjëhershëm nga ndonjë sulm, duke rikujtuar se është shtet anëtar i NATO-s.

“Por, kjo nuk do të thotë se një shtet i fortë sikurse Rumania, anëtare e aleancës më të rëndësishme në histori, nuk duhet t’u bashkohet ushtrive të tjera që po veprojnë kështu”, tha Tilvar.

Iohannis javën e kaluar deklaroi se Rumania “kurrë nuk ka qenë më e mbrojtur se tash, si anëtare e NATO-s”, ndërkaq Ciolacu tha se “nuk ka rrezik që Rumania të përfshihet tani në ndonjë luftë. Rumania kurrë nuk ka qenë më e sigurt”, shkruan REL.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, NATO-ja rriti trupat në Evropë dhe krijoi edhe tri grupe luftarake shumëkombëshe në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika