Ministri serb i Mbrojtjes: Vuçiq i shikoi me mençuri letrat e Kurtit dhe e dinte se po bënte bllof, ndaj mbetën targat KM

Ministri i Mbrojtjes serbe Millosh Vuçeviq ka thënë se presidenti i tij, Aleksandër Vucic, i "shikoi me mençuri letrat e kundërshtarit dhe e dinte se kur po bënin bllof, ndaj mbetën targat e KM”

Ministri serb i Mbrojtjes  Millosh Vuçeviq

Ministri serb i Mbrojtjes  Millosh Vuçeviq ka thënë se situata në Kosovë “është ende shumë e tensionuar sepse ka shumë pyetje të hapura” dhe se shpreson se “përgjigjet do të kërkohen në formë të dialogut”.

Ai tha se presidenti i Serbisë, Alekandër Vuçiq i shikoi me mençuri letrat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe sipas tij andaj mbetën targat KM.

“Serbët janë të shqetësuar sepse nuk dihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm për Kurtin, një njeri që ka treguar se merr vendime jo shumë racionale dhe se nuk është njeri i marrëveshjeve”, tha ministri për shkruan mediumi serb, duke deklaruar se “Vuçiq i shikoi me mençuri letrat e kundërshtarit dhe e dinte se kur po bënin bllof, ndaj mbetën targat e KM”.

Vuçeviq tha se Serbia “gjithmonë zgjedh, sa herë që ka qoftë edhe një milimetër hapësirë, të kërkojë zgjidhje përmes dialogut, e cila; nuk do të thotë se do të gllabërojë gjithçka, përkundrazi, por duam të parandalojmë luftërat dhe konfliktet”.

Ai shtoi se ushtria serbe është e gatshme për të përmbushur urdhrat e komandantit suprem por që Serbia gjithmonë kërkon që zgjidhja të arrihet me dialog.

“…ushtria jonë është e guximshme dhe e vendosur për të përmbushur të gjitha detyrat që i merr nga kreu i shtetit, por Serbia gjithmonë kërkon që zgjidhja të arrihet me dialog, marrëveshje, kompromis”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika