Ministri shqiptar i Mbrojtjes takohet me homologun grek

Në takimin mes Ministrit shqiptar të Mbrojtjes dhe Ministrit grek të Mbrojtjes dy shtetet janë shprehur të gatshme për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Sipas Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, bashkëpunimi ka për qëllim të fokusohet në stërvitjet e përbashkëta, shëndetësi, angazhimet në rajonin e Ballkanit dhe në edukimin ushtarak

Tskimi i Ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Niko Pelshi me homologun e tij gtrek

Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri është pritur në takim me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopoulus.

Ky takim është zhvilluar pasi Athina iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për të dërguar një avion për shuarjen e zjarreve në Sazan.

Të dy shtetet janë shprehur të gatshme për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, bashkëpunimi ka për qëllim të fokusohet në stërvitjet e përbashkëta, shëndetësi, angazhimet në rajonin e Ballkanit dhe në edukimin ushtarak.

Shqipëria dhe Greqia kanë përkrahur Ukrainën, e cila është në luftë me Rusinë që nga 24 shkurti.

Sipas ministrit Peleshi, mbështetja e pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale do të jetë një hap tepër i rëndësishëm në shërbim të rritjes së besimit, paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Ministri Peleshi është shprehur se “sfidat tona të sigurisë mbeten të përbashkëta, të pandashme dhe të gjithanshme”

“Ato vijnë nga çdo drejtim dhe mund të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Nuk duhet të humbasim vëmendjen nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe krahu jugor i aleancës”, ka përfunduar Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika