Ministri Sveçla i reagon Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Deharit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, teksa i ka reaguar Prokurorisë Speciale të Kosovës për alarmim mbi raportin e ekspertizës së Institutit zviceran për rastin e Astrit Deharit (ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje), ka thënë se ky rast duhet të hetohet me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim.

Ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur i bindur që papërgjegjësia e kujtdo, veçmas kur shpërfaqet “si tendencioze dhe qëllimkeqe duhet të sanksionohet”.

“Prokuroria Speciale, para pak ditësh nxitoi për të alarmuar mbi Raportin e ekspertizës nga Instituti zviceran, për rastin Dehari. Ndonëse në këtë raport janë 5 konkluzione, prokuroria vendosi t’i publikojë vetëm dy prej tyre, dhe duhet ta kuptojmë pse zgjodhi të mos e jap të vërtetën e plotë. Kush ia kërkoi që me nxitim të flasë pjesshëm për një çështje e cila ka vëmendjen mbase të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ministri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Derisa ka theksuar se drejtësia për Deharin duhet të vijë në vend, në anën tjetër ka thënë se organet të cilat merren me këtë çështje duhet të jenë shumë të kujdesshme.

Ndërkohë, ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media ka akuzuar Prokurorinë Speciale për propagandë në manipulim për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Teksa shprehen të zhgënjyer, nga ministria thonë se kjo prokurori po tenton “ta vrasë zbardhjen e drejtësisë”.

“Pas më shumë se 5 vitesh, kur ky rast po vazhdon të hetohet, veçmas pas ekspertizës plotësuese të Institutit zviceran, Prokuroria Speciale e Kosovës, sërish me vrap del për të propaganduar njëanshëm rezultatin e këtij raporti, përmes një komunikate, që dëshmon për mangësi të theksuar intelektuale, mungesë totale të njohurive shkencore, gjuhë krejtësisht jo profesionale edhe qëllim dashakeq. Jemi të zhgënjyer me këtë qasje”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se drejtësia nuk duhet të jetë e mangët, por e plotë dhe e qartë.

Si ndodhi rasti?

Më pesë nëntor të vitit 2016, Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren në rrethana që ende vazhdojnë të jenë të paqarta.

Ai kishte vdekur në ditën e 68-të të qëndrimit të tij në paraburgim në Prizren.

Deklaratat e para nga Policia e Kosovës ishin se Dehari kishte ndërruar jetë si pasojë e medikamenteve.

Por, vdekja e tij menjëherë u cilësua si e dyshimtë, ndërsa u kërkua që ndaj tij të bëhej edhe autopsia nga IML-ja.

MD-ja akuzon Prokurorinë Speciale për manipulim në rastin Dehari

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika