Ministri Tajani: Gjest pozitiv shtyrja e shqiptimit të gjobave për 48 orë nga ana e Kosovës

Gjersa ka thënë se vizita e tij nuk qe e rastësishme, Ministri Tajani ka thënë se shtyrja e shqiptimit të gjobave për 48 orë nga ana e Republikës së Kosovës paraqet një gjest pozitiv

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani





Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani e ka cilësuar pranimin e kërkesës nga SHBA-të për shtyerjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e shqiptimit të gjobave për veturat me targa ilegale, për 48 orë si një gjest pozitiv.

Në një konferencë për media, gjersa ka theksuar se vizita e tij nuk është e rastësishme, Tajani ka thënë se Italia është e gatshme të mbështes të dyja palët për gjetjen e një zgjidhje.

“Ne jemi të angazhuar për ta mbështetur paqen , qëllimi ynë është që ti zgjidhim problemet dhe që në këtë pjesë të Ballkanit të kthehet prosperiteti, të kthehet rritja ekonomike dhe mirëqenia qytetare. Kjo nuk është një vizitë e rastësishme. Dua që të jetë një mesazh që ne jemi këtu në dispozicionin tuaj për të gjetur një zgjidhje”, u shpreh ministri i Jashtëm italian.

Krahas kësaj, ai ka thënë se të dyja palët kanë dhënë sinjal të gatishmërisë për dialog dhe se do të ishte zhgënjyese nëse nuk do të kishte mosgatishmëri për dialog nga të dyja palët.

“Në Prishtinë e kam marrë një mesazh për gatishmëri për dialog, e kemi vlerësuar vendimin e Kosovës për të shtyrë për 48 orë shqiptimin e gjobave për targa. Asnjëherë nuk kam thënë që Kosova nuk është e gatshme të dialogoj, unë kam thënë që të dyja palët kanë dhënë sinjal të gatishmërisë për dialog. Kjo është ajo që mua më është thënë. Do të ishte dëshpëruese nëse nuk do të kishte mosgatishmëri për dialog nga të dyja palët”, tha Tajani, duke shtuar se e ka konsideruar shumë pozitiv vendimin që Kosova ka vendosur të pres edhe 48 orë.

Ndërkaq, ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Tajani është mik i vjetër i Kosovës dhe evropian i përbetuar.

“Me ministrin biseduam rreth përparimit të Republikës së Kosovës në fushën e ekonomisë, vlerat e përbashkëta evropiane, reformën institucionale që është agjendë primare, rritjen e ndjeshme të investimeve në Kosovë. Biseduam rreth rrethanave gjeopolitike ne Evropë e rajon, për përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës. Biseduam se sundimi i ligjit është përgjigje e nevojshme që të jepet dhe jo vetëm në rajonin tonë. Biseduam edhe për dialogun që është duke u zhvilluar me Serbinë një dialog që synim duhet të ketë një rezultat përfundimtar që nuk mund të jetë ndryshe vetëm me njohje reciproke. Biseduam se jo rrallë janë bërë gabime në dialog dhe e siguruam që gabimet të mos përsëriten”, tha Gërvalla.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dhe ai i Brendshëm, Guido Crosetto, kanë arritur të martën në Kosovë. Të njëjtit, pritet të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e me kryeministrin Albin Kurti.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika