Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Ukraina po auditon ushtrinë e saj në mes të përpjekjeve kundër korrupsionit

Pas një serie bastisjesh të fundit kundër korrupsionit, Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, ka thënë se zyrtarët ukrainas do të kryejnë një auditim të brendshëm të plotë të prokurimeve të bëra nga forcat e armatosura të vendit

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov ka thënë se zyrtarët ukrainas do të kryejnë një auditim të brendshëm të plotë të prokurimeve të bëra nga forcat e armatosura të vendit, pas një serie bastisjesh të fundit kundër korrupsionit.

“Ne kemi nisur një auditim të brendshëm që kontrollon të gjitha sistemet e prokurimit. Është ende në progres”, ka thënë Reznikov.

“Dhe unë mendoj se brenda një jave, ata duhet të përfundojnë zyrtarisht auditimin e të gjitha procedurave për shkurt. Pastaj ata do të kontrollojnë gjithçka. Dhe më pas, do të “vihet në tavolinë” për vendimet e duhura”.

Përpjekja e fundit kundër korrupsionit e presidentit Volodymyr Zelensky shihet si një hap kyç drejt pranimit të mundshëm të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero ka thënë se çrrënjosja e korrupsionit është “një dimension i rëndësishëm i procesit të pranimit në BE”.

Autoritetet ukrainase kanë zbuluar rezerva parash, si dhe ora luksoze e makina, gjatë bastisjeve të kryera në të gjithë vendin muajin e kaluar.

Midis personave të kapur në hetime është dhe ushtruesi i detyrës së kreut të autoritetit tatimor të Kievit, i cili dyshohet se ishte pjesë e një skeme për të anashkaluar 1.2 miliardë dollarë hryvnia ukrainase në taksa të papaguara, raporton CNN.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika