Ministria e Arsimit kritikohet për mosreagim për procesin e testit të maturës

Jo më ndryshe sesa në vitet paraprake, edhe këtë vit është kritikuar procesi i mbajtjes së matures shtetërore. E kritika në veçanti ka marrë Ministria e Arsimit, lidhur për mosndërmarrjen e ndryshimeve për të bërë këtë testim, më të përshtatshëm për nxënësit. Nga njohës të kësaj çështjeje vlerësohet se MASHTI do duhej ndërmarrë veprime deri tani gjersa thonë se pavarësisht mosiniciativë, kjo nuk përbën habi për ta

Është testimi me të cilin përmbyllin tri vite shkollimi e me rezultatin e të cilit, u varet një pjesë e së ardhmes akademike.

Por si jo rrallëherë, forma dhe procesi i testimit nuk ka kaluar pa kritika.

Në raportin e organizatës “ETEA” u tregua se sistemi aktual barazon në përqindje notën mesatare të nxënësve, e cila është rezultat i tri viteve të vlerësimit të vazhdueshëm.

E një zëri me “ETEA”- për ngritje të peshës së notes mesatare, pajtohen edhe nga SBASHK-u.

“Është më e sigurta për përgaditjen e njohurive paraprake të atij nxënësi deri në atë moment sepse ai nxënës është përcjell vazhdimisht në shkollë, në forma të ndryshme të vlerësiimit. Dmth është bërë vlerësim i vazhdueshëm deri te një note mesatare, është shumë më e saktë, më i sigurt sesa pikët e testit të maturës:, ka thënë Zenun Nimani nga SBASHK-u.

Sipas Nimanit, Ministria e Arsimit nuk ka ndërmarrë asgjë ndonëse është kritikuar mjaftueshëm për mosimplementim të rekomandimeve.

“Kurrë pothuajse as një rekomandim të atyre që janë përditë në klasë me nxënësit, nuk i marrin parasysh rekomandimet e tyre. Ky është gabimi më i madh, më i dëmshëm që i bëhet sistemit të arsimit”, ka thënë tutje Nimani.

E me këtë pajtohen edhe njohës të arsimit.

“Befasi është mosreagimi i mjaftueshëm institucional për ta garantuar një mirëadministrim të këtij testimi që na gjeneron rezultate të besueshme dhe valide që në të vërtet e bëjnë filtrimin e nxënësve për shkollim univeristar”, ka deklaruar Rinor Qehaja, njohës i arsimit.

Lidhur me këto kritika, ministria që udhëhiqet nga Arbërie Nagavci, nuk kanë preferuar të flasin. Ata nuk iu kanë përgjigjur televizionit nëse kanë planifikuar apo jo ndryshime në mbajtjen e testit të Maturës shtetërore.

Maturës shtetërore iu nënshtruan 18,285 mijë nxënës të klasave të 12-ta në të gjithë vendin. Sipas statistikave publikë këtë test kanë kaluar 13,342 nxënës apo 73.3% e maturantëve.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika