Ministria e Brendshme e Maqedonisë mohon se pati tentim atentati ndaj Kurtit

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut e ka mohuar lajmin se ka pasur tentim për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shkup

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka mohuar se ka pasur tentim atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti derisa ka qenë në vizitë në Shkup.

Për këtë, Kurti ka thënë të shtunën se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë socialiste.

Ai ka theksuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që rrënjët i kanë në Beograd.

Por, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut e ka mohuar lajmin se ka pasur tentim për atentat.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme për Euronews-Albania.

Ndryshe, Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK) fillimisht raportoi sipas burimeve se ka pasur tentim atentati kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

RTK: Plan për atentat ndaj kryeministrit Kurti

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika