Ministria e Bujqësisë hap zyrën në Mitrovicë të Veriut

Është hapur të hënën zyra e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Mitrovicën e Veriut.


Të pranishëm në këtë hapje ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Bujqësisë Armend Muja, ai i Brendshëm Xhelal Sveçla, ministri për Komunitete dhe Kthim Elbert Krasniqi si dhe, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Kurti është pyetur nga mediat në veri se pse nuk ishte prezent edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, i cili vjen nga radhët e minoriteteve serbe.

“Duhet ta dini se të gjithë duhet të kujdesen më shumë për qytetarët e thjeshtë”, tha ai.

Siç tha ai, kryetarët e komunave janë shtresa e lartë e qytetarëve, teksa sugjertoi mediat të mos brengosen për ta.

Kurti tha se “diskriminimit i ka ardhur fundi”.

“I falënderoj të gjithë që kontribuuat që sot ta kemi këtë ditë, që ofron gjithëpërfshirës”, u shpreh Kurti./KP

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika