Ministria e Bujqësisë mbulon 82% të dëmeve në bujqësi për 22 Komuna

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se janë ndarë rreth 2.8 milionë euro për dëmet në bujqësi për 22 komuna të Kosovës





Në mbledhjen e 112 të Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim-vendimi për kompensimin e dëmeve në bujqësi të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore për 22 komuna në vlerë prej 2.8 milionë eurove.

“Ministria e Bujqësisë mbulon 82% të dëmeve në bujqësi për 22 Komuna, në vlerë prej më shumë se 2.8 milionë €”, ka shkruar ministri i Bujqësisë, Faton Peci në Facebook.

Peci, e ka bërë të ditur listën e komunave që do të përfitojnë nga ky vendim i qeverisë:

“Kompensim të dëmeve në vlerë prej 2.826.464,05 euro, do të përfitojnë mbështetje fermerët nga 22 komuna të Republikës së Kosovës e që janë: Komuna e Deçanit, Drenasit, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Istogut, Junikut, Kamenicës, Leposaviqit, Lipjanit, Malishevës, Mitrovicës, Novobërdës, Komuna e Obiliqit, Pejës, Podujevës, Prishtinës, e Rahovecit, Shtimes, Skënderajt, e Vitisë dhe Komuna e Vushtrrisë”, ka shkruar Peci.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, ka bërë të ditur se vlerësimi është realizuar nga Komisioni i Ministrisë, bazuar në raportet të cilat komunat e prekura i kanë sjellë.

“Në mënyrë që vlerësimi të jetë sa më korrekt dhe gjithëpërfshirës kemi hartuar udhëzuesin për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve në bazë të të cilit edhe drejtoritë përkatëse bujqësore pranë Komunave kanë realizuar raportet e tyre”, ka njoftuar ministri Peci.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika