Ministria e Bujqësisë: Me 26 prill hapet aplikimi për pagesa direkte

Me datën 26 prill të këtij viti do të hapet aplikimi për pagesat direkte për kultura dhe aktivitete të ndryshme bujqësore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar se me datën 26 prill të këtij viti do të hapet aplikimi për pagesa direkte për kultura dhe aktivitete bujqësore.

Ministri Faton Peci, u ka bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë për këtë mbështetje, e cila, sipas tij, arrin vlerën e 50 milionë eurove.

Pesë milionë nga ky buxhet, sipas tij, do të shkojnë në subvencionimin e naftës.

“Përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 kemi planifikuar një buxhet prej 5 milionë euro për subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore, grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë”, ka thënë Ministri Peci.

Tutje, në njoftim thuhet se në kuadër të programit për pagesa direkte për vitin 2022, përkrahja për grurin është rritur mbi 200%, e mbi 100 ajo për kulturat e misrit, fasules dhe patates.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika