Ministria e Drejtësisë: Gërmimet në veri nuk kanë të bëjnë me personat e zhdukur nga lufta e fundit

"Për hir të ndjeshmërisë së çështjes së të pagjeturve, edhe njëherë e potencojmë faktin se aktiviteti i sotëm fushor, nuk ka të bëjë me personat e zhdukur nga lufta e fundit 98-99”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Ministria e Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë (MD) ka njoftuar se gërmimet e së mërkurës për gjetjen e eshtrave në dy lokacione në veri të vendit, nuk kanë të bëjnë me mbetje skeletore nga lufta e fundit.

Ministria, përmes njoftimit, thotë se aktivitetet fushore të realizuara në veri të Mitrovicës, ndonëse në dy lokacione të ndryshme, kanë të bëjnë me të njëjtin rast.

“Pasi rasti konsiderohet se është nën hetime, për më shumë detaje drejtohuni në zyrën e Prokurorit të Shtetit, regjionin e Mitrovicës ose në Komandën e Policisë në Veriun e Mitrovicës. Për hir të ndjeshmërisë së çështjes së të pagjeturve, edhe njëherë e potencojmë faktin se aktiviteti i sotëm fushor, nuk ka të bëjë me personat e zhdukur nga lufta e fundit 98-99”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Ndryshe, sot, policia dhe EULEX-i kanë nisur gërmime për gjetje të eshtrave në fshatin Suhodoll, por edhe në magjistralen Leposaviq-Zveçan.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika