Ministria e Drejtësisë reagon ndaj të Odës së Avokatëve: Njoftimi i pavërtetë dhe keqinformues
Ministria e Drejtësisë e akuzon Odën e Avokatëve të Kosovës, se po shpërndan njoftime të “pavërteta” me qëllime “keqinformues”. Sipas MD-ja ajo e kishte shkruar Odës së Avokatëve për Marrëveshjen e lidhur së fundmi me Republikën e Shqipërisë por ajo nuk kishte marrë pjesë. “Dy herë radhazi për të qenë në takimet e planifikuara me […]
Ministria e Drejtësisë e akuzon Odën e Avokatëve të Kosovës, se po shpërndan njoftime të “pavërteta” me qëllime “keqinformues”.
Sipas MD-ja ajo e kishte shkruar Odës së Avokatëve për Marrëveshjen e lidhur së fundmi me Republikën e Shqipërisë por ajo nuk kishte marrë pjesë.
“Dy herë radhazi për të qenë në takimet e planifikuara me palën nga Republika e Shqipërisë. Përkundër ftesave me shkrim ( datë 2 qershor 2023) dhe atyre me telefon, përfaqësues të Odës së Avokatëve të Kosovës, nuk kishin marrë pjesë në takimet e tilla punuese”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Më poshtë mund ta lexonin reagimin e plotë të Ministrisë së Drejtësisë kundrejt Odës së Avokatëve të Kosovës.
Demantim lidhur me Njoftimin e pavërtetë të Odës së Avokatëve për Marrëveshjen e lidhur së fundmi me Republikën e Shqipërisë
Ministria e Drejtësisë përmes këtij demanti, reagon ndaj Njoftimit të pavërtetë dhe keqinformues të Odës së Avokatëve lidhur me Marrëveshjen e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë “MARRËVESHJA PËR NJOHJEN E SË DREJTËS SË USHTRIMIT TË PROFESIONEVE TË AVOKATIT DHE NDËRMJETËSIT NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE”
Nga momenti i nënshkrimit të Deklaratës së Zotimit në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive në vitin e kaluar, datë 22 qershor 2022, në asnjë moment nuk ka pasur ndonjë reagim apo kundërshtim nga asnjë akter për lidhjen e Marrëveshjes së tillë.
Për hirë të së vërtetës, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin e gjerë publik se Oda e Avokatëve të Kosovës është ftuar dy herë radhazi për të qenë në takimet e planifikuara me palën nga Republika e Shqipërisë. Përkundër ftesave me shkrim ( datë 2 qershor 2022) dhe atyre me telefon, përfaqësues të Odës së Avokatëve të Kosovës, nuk kishin marrë pjesë në takimet e tilla punuese.















