Ministria e Ekonomisë del me njoftim për reduktimet e energjisë elektrike

Të hënën e 15 gushtit, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se institucionet përgjegjëse që monitorojnë punën e akterëve të furnizimit me energji, janë duke marrë të gjitha hapat që furnizimi me energji elektrike t’i kthehet normalitetit

Ministria e Ekonomisë

Ministria e Ekonomisë të hënën e 15 gushtit ka treguar se prodhimi ditor i Korporatës Elektroenergjitike të Kosovës (KEK) është rreth 507 MWh.

Në postimin e Ministrisë së Ekonomisë thuhet se çmimi në bursën Hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për MWh. Ndërsa, humbjet komerciale (të shkaktuara nga vjedhjet) dhe teknike të Kompanisë KEDS janë 19%. Këto humbje, sipas saj, ende mbulohen nga të gjithë, pra prodhimi ose importi, jo nga vetë KEDS-i.

Ministria e Ekonomisë thotë se institucionet përgjegjëse që monitorojnë punën e akterëve të furnizimit me energji, janë duke i marrë të gjitha hapat që furnizimi me energji elektrike t’i kthehet normalitetit.

“Kriza energjetike ka kapluar Evropën, siç kemi paralajmëruar me rastin e shpalljes së gjendjes emergjente në furnizimin me energji elektrike”, thuhet në postimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Ministria e Ekonomisë u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të kursejnë shpenzimin e energjisë elektrike gjatë gjithë ditës.

“Ne jemi duke bërë gati masat jo vetëm për furnizim të rregullt, por veçanërisht për të ndërprerë përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike, pra humbjet nga vjedhjet. Këto humbje vazhdojnë të jenë shumë të larta e për të cilat kompania dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur rezultate”.

Ministria e Ekonomisë ka shtuar se Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët.

“Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë”, përfundon Ministria e Ekonomisë.

KEDS-i njofton se të hënën nisin reduktimet e rrymës

Shija e redaktorit

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Shqipëria performon më 9 maj në Eurovision

Festivali evropian i këngës "Eurovision" ka publikuar listat me shtetet që do të performojnë në dy gjysmëfinalet e këtij viti, më 7 dhe 9...

Të fundit nga rubrika