Ministria e Ekonomisë: Njoftimet se subvencionimi bazohet në moshë e gjini janë të pavërteta

"Me qëllim të informimit të drejtë e korrekt të opinionit të gjerë, lidhur me disa njoftime të rreme në rrjete sociale rreth subvencionimit të efiçiencës së energjisë kinse subvencioni bazohet në moshë dhe gjini janë të pavërteta"

Në lidhje me njoftimet në rrjetet sociale se subvencionimi i efiçiencës së energjisë kinse subvencioni bazohet në moshë e gjini janë të pavërteta ka njoftuar Ministria e Ekonomisë.

Njoftimet, shpallet dhe informacionet për dhe rreth Ministrisë së Ekonomisë mund të gjendet vetëm në rrjetet sociale të kësaj ministre dhe mediat që operojnë ne vend.

“Me qëllim të informimit të drejtë e korrekt të opinionit të gjerë, lidhur me disa njoftime të rreme në rrjete sociale rreth subvencionimit të efiçiencës së energjisë kinse subvencioni bazohet në moshë dhe gjini janë të pavërteta. Ministria e Ekonomisë (ME) ju njofton se të gjitha shpalljet, njoftimet dhe informacionet për dhe rreth Ministrisë së Ekonomisë, qytetarët mund t’i gjejnë vetëm ne rrjetet sociale të ME-së: ueb-faqe, Facebook, Tëitter dhe Youtube dhe në mediat/ portale të cilat operojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim e ME-së theksohet se cdo informacion jashtë kanale të lartcekura është i pavërtëtë.

“Çdo informacion jashtë kanaleve të lartcekura, nuk janë reale. ME ju inkurajon që për çdo pyetje, kërkesë apo interesim t’i drejtoheni kanaleve zyrtare të ME-së në adresën elektronike zyrtare: [email protected]. Ministria e Ekonomisë vazhdon t’i ketë të hapura thirrjet për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në sisteme të energjisë së ripërtëritshme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar dhe thirrjet për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum për konsumatorët familjarë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM), që realizohen me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Këto shpallje nuk e përcaktojnë moshën dhe as gjininë e aplikuesve. Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të aplikojnë bazuar në kriteret e paraqitura në shpallje”, thuhet më tutje në njoftim e Minstrisë së Ekonomisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika