Ministria e Ekonomisë pas riparimit të B2 dhe A3, iu bën thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike

Qytetarët edhe pas riparimit të Bllokut 2 dhe njësisë A3 duhet të kursejnë energjinë elektrike në këtë kohë krize për të gjithë Evropën e Rajonin, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka arritur t’i riparojë defektet në Bllokun 2 e pas  rikthimit në funksionim, ai është duke i prodhuar rreth 260 MWh. Përveç këtij Blloku Korporata Energjetike e Kosovës e ka sanuar edhe rrjedhjen e ujit në njësinë A3 e cila ka kapacitet të prodhojë rreth 130 MWh.

Në Komunikatën e Ministrisë kanë thënë se rreth 800 MWh i prodhojnë katër blloqet e KEK-ut, A3, A4, B1 dhe B2.

“Ministria e Ekonomisë është duke monitoruar situatën e remontit dhe sanimit të blloqeve të Kosovës A dhe Kosovës B nga ana e KEK-ut, për t’u siguruar që këto blloqe do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit gjatë dimrit”.

Ministria e Ekonomisë ka përfunduar duke iu bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të vendit që të kursejnë energjinë elektrike, sepse Kosova dhe e gjithë Evropa është duke u përballur me krizë energjetike.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika