Ministria e Infrastrukturës financon mbi 1 milion euro projekte në Prishtinë

Memorandum bashkëpunimi është nënshkruar në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që synon shkarkimin e trafikut në kryeqytet duke siguruar financim prej 1.5 milion eurosh për katër projekte

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 1.5 milion eurosh.

Me këtë marrëveshje “synohet shkarkimi i trafikut në Kryeqytet”, dhe se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, kryeqyteti do të përfitojë katër projekte, ndërsa MMPHI do të vazhdojë mbështetjen edhe me komunat e tjera.

Ministri i MMPH-së, Liburn Aliu, ka deklaruar se ministria që e udhëheq ai ka nisur nënshkrimin e memorandumeve me Prishtinën dhe se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve do të vazhdojë edhe me komunat e tjera.

Ai para medieve ka thënë se me këtë nënshkrim Komuna e Prishtinës ka përfituar 4 projekte në vlerën e 1.5 milion eurove.

“Ishte një kënaqësi që po e fillojmë një cikël të nënshkrimeve të memorandumeve me komunat. Po fillojmë me Prishtinën dhe me komunat me radhë. Me Prishtinën nënshkruam memorandume për katër projekte në vlerë 1.5 milion euro, të cilat projekte do të lidhej me interesin qytetar, projekt që tani është hekurudha njëri. Të gjitha këto projekte do të kenë një rëndësi të madhe për Prishtinën. Kemi projekte të tjera që na presin, një nder to është edhe ura nën urën të Veterniku, që i lidh të dyja lagjet, lagjen e spitalit me lagjen Kalabria, rrugë e cila duhet të kalojë Veternikun. Aty kemi bërë marrëveshje ku  komuna do ta bëjë projektin e ministria ka ndarë 8 milionë euro dhe shumë shpejt do të fillojë punën që të shkarkohet qyteti”, ka deklaruar ministri Aliu, transmeton EO.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se këto projekte do të kenë ndikim drejtpërdrejt tek qytetarët dhe se do të lirojnë komunikacionin në kryeqytet.

Ai me këtë rast ka përmendur edhe projektin e Unazës së Kryeqytetit, për të cilën tha se është jetik dhe që përsëri kërkoi që Ministria e Financave të nënshkruajë për ndarjen e buxhetit për këtë projekt.

Ai ka thënë se edhe nëse Ministria e Financave nuk do të nënshkruajë, si komunë kanë edhe opsionin me sektorin privat, ku nëpërmjet një partneriteti publiko-privat mund të financohet ky projekt.

“Kemi edhe opsione të tjera me sektorin privat, ku mundemi nëpërmjet një partneriteti publiko-privat ta financojmë ‘Unazën e Kryeqytetit’, mirë është që ta kemi Ministrin e Financave që e nënshkruan edhe i vazhdojmë punët”, ka thënë ai.

Ministri Aliu, sa i përket “Unazës së Kryeqyteti”, ka thënë se është projekt i rëndësishëm për komunën dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet me kohë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika