Ministria e Infrastrukturës hap procedurat e prokurimit për rrugën Kijevë-Dollc

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se janë hapur procedurat e prokurimit për rrugën Kijevë-Zahaq, përkatësisht për segmentin Kijevë-Dollc.

Aliu bëri të ditur se rruga do të jetë e ndarë “në 4 llote me gjatësi totale 12.8 km dhe me buxhet të planifikuar prej 32 milionë €”.

Ai e ka bërë të ditur edhe shumën e lloteve:

Lot 1: 8,200,000.00 €

Lot 2: 7,400,000.00 €

Lot 3: 6,300,000.00 €

Lot 4: 10,100,000.00 €

Kjo rrugë, sipas tij, do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë si mundësi për zhvillimin ekonomik të të gjithë zonës së rrafshit të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika