Ministria e Jashtme Bullgare reagon ndaj Ramës: Është e papranueshme që marrëdhëniet mes vendeve të mbahen peng i ekscentricitetit tënd
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në samitin e BE-së, ka deklaruar se si rezultat i bllokadës së shkaktuar nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë ngecur në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai ka thënë se Bullgaria ka marrë peng Bashkimin Evropian dhe iu ka thënë bullgarëve se “jeni një turp për Evropën”. […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në samitin e BE-së, ka deklaruar se si rezultat i bllokadës së shkaktuar nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë ngecur në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se Bullgaria ka marrë peng Bashkimin Evropian dhe iu ka thënë bullgarëve se “jeni një turp për Evropën”.
E për këtë ka reaguar, Ministria e Jashtme e Bullgarisë.
Në një qëndrim të Ministrisë së Jashtme, që ka dalë pikërisht në mbajtjen e ditës së dytë të Këshillit Evropian, institucioni thotë se Bullgaria ka mbështetur gjithmonë përkatësinë evropiane të popullit shqiptar.
“Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të BE-së që mbështesin identitetin evropian të popullit shqiptar. U ngritëm për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE atëherë kur ishte shumë më e vështirë se sot. Gjatë viteve, nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne ende qëndrojmë për të sot, pavarësisht gjithçkaje, për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, thuhet në komunikatë.
Më tutje në komunikatë thuhet, se për herë të parë, kjo ministri ka dëgjuar kualifikime të rënda nga një kryetar qeverie.
“Bile hedhjet në një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga karakteristikat e karakterit dhe mungesa e aftësive komunikuese evropiane. Presim që kryeministri shqiptar të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani nga një vend kandidat për anëtarësim në BE”, thuhet më tutje.
Sipas njoftimit, thuhet se gjithmonë është dëshmuar nga ana e ministrisë bullgare i gjithë respekti që kërkon pozita përgjegjëse dhe niveli i marrëdhënieve ndërshtetërore.
“Kemi një të ardhme të përbashkët përpara me Shqipërinë. Politikanët po ikin. Kombet po qëndrojnë. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët që nuk duhet të pengohet nga gjykimi i keq i një politikani. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes vendeve të mbahen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar”, përfundon reagimi i MPJ-së bullgare.
“Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari”, kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten e 23 qershorit, në Bruksel në kuadër të samitit dyditor të Bashkimit Evropian.
Sa i përket Qeverisë Bullgare, ai ka thënë se është kjo çështje është turp për Evropën.
“Po e përsëris përkundër optimizmit të ngritur të disave edhe këtu në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por ndërkohë nëse do të zgjidhet, do të jetë motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet”, është shprehur Rama.
Sipas Ramës, një vend i NATO-s mban peng dy vende të tjera të NATO-s nën vëzhgimin e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence.
Rama e konsideron të turpshme qëndrimin e Bashkimit Evropian në lidhje me Bullgarinë, pasi kjo e fundit ende nuk e ka hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke mos bërë të mundur edhe hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Rama para samitit: Nuk pres ndonjë zgjidhje për çështjen e Bullgarisë















