Ministria e Jashtme iraniane: Çdo negociatë duhet të jetë në “mirëbesim”, jo me shantazh apo detyrim

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka deklaruar se çdo negociatë e mundshme duhet të zhvillohet në “mirëbesim”.

Në një postim në rrjetin X, ku iu referua Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), ai tha se koncepti i negociatave nënkupton një përpjekje të sinqertë për dialog me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Sipas tij, negociatat duhet të bazohen në “mirëbesim” dhe nuk mund të jenë “përplasje, diktim, mashtrim, shantazh apo detyrim”.

Ai nuk përmendi drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por deklarata vjen në një kohë kur po diskutohet një propozim amerikan për përfundimin e konfliktit.

Ndërkohë, Baghaei ka bërë të ditur më herët se Irani ka ndarë qëndrimet e tij përmes ndërmjetësuesve nga Pakistani lidhur me propozimin amerikan për paqe.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika