Ministria e Jashtme prezanton dy projekte për diasporën

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se nga 27 korriku e deri më 7 gusht do të mbahet Karvani i Diasporës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga data 27 korrik e deri më shtatë gusht, do të mbahet një organizim për bashkëatdhetarët që do të quhet “Karvani i Diasporës”.

Ministrja Gërvalla tha se me këto lloj organizimesh tentojnë që të rinjtë që kanë lindur e janë rritur jashtë vendit, ta njohin sa më mirë Kosovën.

“Programi i dytë i cili është fillimisht një program pilot, është një program që ka të bëjë me diplomacinë publike. Është një interesim i natyrshëm i Republikës që të rinjtë që janë lindur e rritur në diasporë ta njohin Kosovën përtej lidhjeve familjare”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla bëri të ditur se programi “lidershipi” është i dizajnuar të zgjasë gjashtë muaj.

“Si Ministri e Punëve të Jashtme në kuadër të Karavanit është pikërisht programi i diplomacisë qytetare. Është program lidershipi i cili është i dizajnuar që të zgjasë 6 muaj. Ky program është si pjesë e ndërlidhjes së strategjisë për diplomaci qytetare. Ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të jenë pjesë e programit dhe të presim një ndërlidhje të tyre”, është shprehur ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme, u shpreh se do të punojnë edhe më shumë në mënyrë që mërgata të përfshihet dhe të kontribuojë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika