Ministria e Kulturës reagon ndaj përpjekjeve serbe për deformimin e historisë përmes filmit

“Bazuar në raportimet e mediave serbe, kanë filluar xhirimet e filmit “Harvest” i mbështetur financiarisht nga shteti serb e i cili lidhet me “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri ku serbët pretendojnë që është kryer trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pretendime fiktive dhe shpifje që nuk u vërtetuan asnjëherë nga autoritetet ndërkombëtare” – thuhet në njoftimin e MKRS

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka reaguar ndaj përpjekjeve të Serbisë që përmes filmit “Harvest” të njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

MKRS thotë se politika serbe po ndërton narracion të urrejtjes ndëretnike dhe po vazhdon me nxitje të konfliktit përmes filmit e instrumenteve të tjera të kulturës, të cilat në kushte normale do të duhej të ishin në funksion të demokracisë e bashkëjetesës.

“Bazuar në raportimet e mediave serbe, kanë filluar xhirimet e filmit “Harvest” i mbështetur financiarisht nga shteti serb e i cili lidhet me “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri ku serbët pretendojnë që është kryer trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pretendime fiktive dhe shpifje që nuk u vërtetuan asnjëherë nga autoritetet ndërkombëtare” – thuhet në njoftimin e MKRS në Facebook.

Ky nuk është filmi i parë me propagandë i Serbisë.

Ngjashëm ishte realizuar edhe filmi dokumentar me metrazh të gjatë “Shtëpia e Verdhë” i autores Slagjana Zariq.

MKRS thotë se tentativat e tyre të vazhdueshme për të deformuar realitetin, si në rastin e filmit “Harvest”, duhet të alarmojnë autoritetet relevante dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Sipas MKRS -së, është e trishtë dhe e papranueshme që një mjet kulturor si filmi po keqpërdoret për të shpërndarë propagandë, por, sipas saj, përtej tentativave për të rishkruar historinë përmes kinematografisë, e vërteta triumfon gjithmonë në sfidë me propagandën.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika