Ministria e Mbrojtjes dhe AKB nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Pamje nga pjesëmarrësit në këtë takim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini të martën kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet MM/FSK-së dhe AKB-së.

Në aktin e nënshkrimit ishte i pranishëm Gjenerali, Gëzim Hazrolli si dhe 40 përfaqësues të bizneseve prodhuese dhe shërbyes të Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, AKB ka thënë se qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve ( AKB), ka për qëllim avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor, qe promovon mbështetjen e bizneseve dhe prodhimin vendor si dhe mbështetjen e Forcës Sigurisë së Kosovës.

May be an image of 3 people and people standing

“Është bashkëpunimi me bizneset anëtare të AKB, ku bizneset kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për ofrimin e zbritjeve nga 5%-50% të gjitha produkte dhe artikuj për personalin ushtarak të FSK-së nëpër kompanitë e ndryshme vendore”,

Kryetari i AKB-së, Shahini ka falënderuar ministrin Mehaj për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në përgjithësi dhe për hapat konkretë të bashkëpunimit në të ardhmen.

“Ju përgëzoj për punën që po e bëni si Ministri e Mbrojtjes, ndërsa ju si FSK çdo ditë e më shumë po na beni krenar si Ushtri e Forcës së Sigurisë të Kosovës. Jemi mirënjohës ndaj jush për punën dhe përkushtimin në ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës dhe jetën e çdo qytetari, andaj si çdoherë e keni mbështetjen dhe përkrahjen tonë”, ka thënë Shahini.

Po ashtu ai ka falënderuar edhe bizneset që ishin pjesë e këtij memorandum bashkëpunimi.

“Ftojmë të gjitha kompanitë prodhuese dhe shërbyese të Kosovës që të na bashkoheni në këtë iniciativë për të mbështetur Ushtrinë e Republikës së Kosovës”.

Ndërsa ministri Mehaj ka falënderuar AKB-në për këtë iniciativë duke theksuar se është ndihmë dhe respekt për FSK-në.

“Praktikat e tilla kanë edhe disa shtete tjera demokratike që praktikojnë ti mbeshtesin ushtrinë e vendit të tyre. AKB dhe ju përfaqësues të Bizneseve edhe njëherë faleminderit shumë për gatishmërinë dhe vullnetin e juaj”.

Ai ka falënderuar edhe gjeneralin e FSK-së, Gëzim Hazrolli.

“Gëzim Hazrolli – gjeneral i FSK-së, në emer të shtabit të falënderoj për këtë iniciative e cila është respekt dhe motiv për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Këto momente janë emocione sepse na kujton edhe periudhen e vitit 1998/99 që ishte mobilizim i çdo personi për ushtrinë”.

Të dy palët janë dakorduar për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika