Ministria e Mbrojtjes: FSK fuqizohet me mjete të reja të blinduara nga SHBA

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se sot është zhvilluar ceremonia solemne e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në këtë ngjarje morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, atasheu i ushtrisë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, nënkolonel Jonathan Shaë, si dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Ky investim sipas MM në njoftim thuhet se u vlerësua si një hap i rëndësishëm në procesin e modernizimit të FSK-së, duke e pajisur atë me teknologji dhe mjete të avancuara për realizimin e misionit kushtetues. Ministri Maqedonci theksoi se mbështetja e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, si partner strategjik dhe i pazëvendësueshëm, është dëshmi e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.

“Me një dedikim të palëkundur ndaj vlerave perëndimore dhe doktrinës së ushtrisë amerikane, ne jemi të angazhuar për një ngritje të qëndrueshme dhe progresive të forcës sonë, duke adoptuar sisteme armatimi në përputhje me standardet e NATO-s”, tha ai.

Sipas Maqedoncit, ky përkushtim do të garantojë që FSK të jetë një forcë moderne, e ndërveprueshme dhe e gatshme të bashkëpunojë me ushtritë e vendeve anëtare të aleancës euro-atlantike, me synim krijimin e një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

Kurti: Autoblindat e reja nga SHBA për FSK-n, dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika