Ministria e Mbrojtjes: Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje, nuk planifikohet të ndodhë

Ministria e Mbrojtjes ka mohuar raportimin që ministri Ejup Maqedonci ka ofruar dorëheqjen e tij, duke theksuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ejup Maqedonci

Ministria e Mbrojtjes ka mohuar zërat që qarkulluan së fundmi në lidhje me ofrim e dorëheqjes nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ky reagim i MM-së u nxitë pas deklaratës së deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e cila tha se kishte marrë informacione të pavërtetuara që Maqedonci kishte dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Albin Kurti.

“Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk planifikohet të ndodhë”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Musliu bëri këto komente gjatë një paraqitjeje në emisionin “FIVE” në Televizionin Dukagjini, ku ajo theksoi se ende nuk ka pasur asnjë konfirmim nga kryeministri Kurti në lidhje me këtë dorëheqje.

“Kam informacione të pavërtetuara që Maqedonci e ka dorëzuar dorëheqjen te Kurti. Po ende nuk e ka konfirmuar Kurti.

Kështu që ata njerëz që kanë kontribuuar me dekada në forcimin e shtetit, në forcimin e ushtrisë së Kosovës, unë jam shumë e bindur nuk pranojnë të poshtërohen në këtë mënyrë nga Albin Kurti dhe njerëz parazitë që janë rreth Albin Kurtit”, ka thënë deputetja e PDK-së në FIVE të Dukagjinit.

Në emisionin FIVE Musliu ishte duke komentuar raportimet e fundit në lidhje me mungesën e ushqimit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjë për të cilën edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar një letër Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, duke shprehur shqetësimet për vështirësitë në furnizimin me ushqim.

Musliu pati shumë kritika ndaj mënyrës se si udhëhiqet kjo ministri dhe gjendjen në të cilën gjenden pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika