Ministria e Mbrojtjes: Shkaku dhe pasojat e zjarrit në kazermë janë duke u hetuar

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka njoftuar se janë duke hetuar shkaqet e zjarrit i cili kaploi një kazermë të FSK-së në Istog. Dyshimet e para sipas tyre janë se zjarri është shkaktuar si pasojë e instalimit të vjetruar të energjisë elektrike

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka dhënë detaje për zjarrin nga i cili është kapluar një objekt në kazermën e FSK-së, në Istog.

Në njoftimin e tyre thuhet se ndaj zjarrit është reaguar shpejt dhe i njëjti ka arritur të lokalizohet me kohë, duke mënjanuar mundësinë e përhapjes në objektet e tjera përreth.

“Në lidhje me zjarrin e sotëm  që ka kapluar njërin nga objektet në Kazermën e FSK-së në Istog, ju njoftojmë se menjëherë në vendngjarje kanë intervenuar pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë dhe personeli përkatës i Komandës së Forcave Tokësore, të cilët të mbështetur nga Njësia e Zjarrfikësve të Istogut, Klinës, Pejës dhe Skenderajt kanë arritur të lokalizojnë zjarrin duke e kufizuar vetëm brenda perimetrit të këtij objekti montazh, kësisoj duke mënjanuar mundësinë e përhapjes në objektet e tjera përreth”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë të ditur se janë duke u hetuar shkaqet e këtij zjarri, por që sipas tyre dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e instalimit të vjetruar të energjisë elektrike.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika