Ministria e Mbrojtjes: Ushqimi në kazermat e FSK-së i garantuar, sfidat e stafit po zgjidhen

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se të gjitha kazermat e FSK-së janë funksionale dhe ofrojnë ushqim cilësor, duke hedhur poshtë raportimet në media dhe rrjete sociale për mungesa ushqimore.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë funksionale dhe vazhdojnë të ofrojnë ushqim të llojllojshëm për pjesëtarët e saj, pavarësisht propagandës, siç thuhet në njoftim, të përhapur në disa media dhe rrjete sociale.

Në deklaratën e saj, Ministria ka theksuar se nuk ka mungesë ushqimi apo rënie të cilësisë, pasi produktet e përdorura janë të ngjashme me ato që gjenden në çdo shtëpi në Kosovë. Megjithatë, ajo ka pranuar se sfida kryesore me të cilën po përballet aktualisht është mungesa e stafit teknik mbështetës, përfshirë kuzhinierët.

“Të gjitha kazermat e FSK-së janë funksionale dhe po shërbehet llojllojshmëri shujtash pavarësisht nga jo që po tentohet të propagandohet në disa medie dhe rrjete sociale. E vërteta është se nuk ka mungesë të ushqimit dhe as të cilësisë, pasi të njëjtat produkte bazë përdoren në çdo shtëpi në Kosovë, e vetmja gjë me të cilën po përballemi është mungesa në numër e stafit teknik mbështetës, pasi kuzhinierët veçse i kemi angazhuar në këtë periudhë si rezultat i marrëveshjes me Qendrën Studentore si dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës. Ky problem do të zgjidhet sapo të mbyllet konkursi për pranimin e stafit profesional vetanak, konkurs ky që është hapur dhe çdo procedurë do të përfundoj në afat prej 45 ditësh”, thuhet në njoftim.

Letra e Komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, drejtuar Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, ku raportohet për vështirësitë e hasura, është pjesë e komunikimit rutinë midis institucioneve. Ndërsa procesi i ndërtimit të kapaciteteve të qëndrueshme për ushqimin e pjesëtarëve të FSK-së ka sfidat e tij, Ministria siguroi se për gjatë kësaj periudhe kalimtare do të merren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar vazhdimësinë e ofrimit të ushqimit.

“Ndërsa letra drejtuar Ministrit të Mbrojtjes nga Komandanti i FSK-së është në vazhdën e komunikimit të zakonshëm ku raportohen vështirësitë të cilat hasen gjatë rrugës, dhe sigurisht se ndërtimi i kapaciteteve të vetqëndrushmërisë sa i përket ushqimit nuk është një proces pa vështirësi.

Përgjatë kësaj periudhe kalimtare do të ndërmirren masat për të siguruar vazhdimësinë e ofrimit të këtij shërbimi.

Ushtarakët nuk do të mbesin pa ushqim, këtë ua garantojmë pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet më tej në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se të gjitha kazermat e FSK-së janë funksionale dhe ofrojnë ushqim cilësor, duke hedhur poshtë raportimet në media dhe rrjete sociale për mungesa ushqimore.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika