Ministria e Mjedisit në aksion, ndjek veprimtaritë ilegale që dëmtojnë ambientin

Ministria e Mjedisit ka zhvilluar sot një aksion në ndalim të veprimtarive ilegale ndaj dëmtuesve të mjedisit. Inspektorët e kësaj ministrie dolën në Radostë të Gjakovës, gjersa arritën të identifikonin dy operatorë ilegalë të gurthyesve afër lumit Drin. Aksione të tilla, Ministria planifikon të kryejë deri në kapjen e të tillë operatorëve ilegalë

Vendin ku do të operojnë për të ndërprerë veprimtaritë ilegale në dëm të mjedisit e kanë tanimë të shënjestruar.

E kur arrijnë në njërën nga pikat ku për përfitime personale bëhet nxjerrja e rërës e zhavorrit, e që njëherit pengon rrjedhën e lumit Drin i Bardhë, në Radostë të Gjakovës, ky punëtorë mirëpret vizitorë të pazakontë për të.

“Hajde se kem mysafirë”, tha puntori.

Këtë njoftim, pas urdhrit nga inspektori i Ministrisë së Mjedisit, ai ia jep edhe pronarit, i cili nuk ka as biznes të regjistruar.

Gjersa janë në pritje të pronarit, ekipi i TASK Forcës së ministrisë në vendin e ngjarjes vendos të ngritë dronin në ajër për të monitoruar vendet e tjera punuese.

E me arritjen në vendin ku i kanë të vendosura mjetet, pronari i tyre arsyetohet me një tjetër veprimtari.

“Kjo pjesë e deri te ngarkuesja është e jemja. S merrem me këtë sport. Prej 2012, jam veç mekanik. E kam bazë pllac, e marr si qiftin e atij kamionit, atë bagerin e kam gati me përfundu e i shes prapë”, tha pronari i kësaj veprimtarie.

Gjersa mohon se një pjesë e tokës ku punohet nuk është e tij, nuk vonoi shumë që lajmi t’i arrijë edhe pronarit të pjesës tjetër të tokës.

Megjithatë, ai ka një version tjetër të historisë.

“Punoj me dhe kapak, prishje të shpive”, tha pronari i pjesës tjetër të pronës.

Të gjitha mjetet gërmuese që punonin në zonë, u konfiskuan.

E të njëjtat, vlerën vetëm të ulët nuk e kanë.

“Është aktivitet ilegal. Inspektorati po kryen punët e veta në koordinim me PK-në. Policia në koordinim me policinë po zhvillojnë procedurat e tjera, shiritat dhe konfiskimin. Kemi kontaktuar edhe kompaninë për bartjen e këtyre mjeteve. Përafërsisht sillet rreth 100 mijë euro vlera”, tha Elbasan Shala, inspektor i mjedisit.

Gjatë monitorimit, ekipi i TASK forcës mjedisore u përpoq të identifikonte edhe pika të tjera ku po zhvillohen veprimtari ilegale të të njëjtit lloj.

E njësoj planifikojnë të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim.

“Beteja kundër krimit mjedisor është betejë e përbashkët e shoqërisë sonë, jo veç e ministrisë. Jemi të vendosur të shkojmë deri në fund, të mos ketë operatorë ilegalë as pranë lumit, as te gurëthyesit”, tha Valon Hoti, shef i stafit të ministrit Liburn Aliu.

Pas afro tre orësh pritjeje, Policia e Kosovës dega në Rahovec, arriti në vendngjarje.

Me të marrë informacionet dhe aprovimin e Prokurorit, e njëjta së bashku me hetuesit, vendosën shiritin përreth, në pritje për konfiskimin e mjeteve.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika