Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve të marrin dozën e vaksinës përforcuese

Ministria e Shëndetësisë të martën e 28 qershorit, iu ka bërë thirrje qytetarëve të marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar ditë më parë dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për personat mbi 12 vjeç.

Në këtë grup përfshihen personat që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Të martën e 28 qershorit Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve të marrin vaksinën përforcuese.

Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.

Foto e postuar në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook

“Vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19”, thuhet në apelin e MSH-së.

Deri më sot, sipas MSH-së janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika