Ministria e Shëndetësisë në Gazë raporton për rritjen e numrit të viktimave

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që udhëhiqet nga grupi militant palestinez Hamas, ka raportuar se gjatë ditës së kaluar janë vrarë 304 persona, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave që nga nisja e luftës me Izraelin të arrijë në 8 mijë e 306

Shkatërrimet në Han Jonis në jug të Rripit të Gazës. 29 tetor 2023.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që udhëhiqet nga grupi militant palestinez, Hamas, tha se gjatë ditës së kaluar janë vrarë 304 persona, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave që nga nisja e luftës me Izraelin të arrijë në 8.306.

Zëdhënësi i kësaj Ministrie, Ashraf al-Qudra, tha më 30 tetor se numri i të plagosurve që nga nisja e konfliktit më 7 tetor ka arritur në 21.048.

Ai tha se në mesin e të vrarëve janë 3.457 fëmijë dhe 2.136 gra, duke shtuar se afër 1.950 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja të ndërtesave.

Al-Qudra tha se bombardimet izraelite kanë nisur që të jenë më afër qendrave mjekësore.

Që nga e premtja, Izraeli ka njoftuar për zgjerimin e operacionit tokësor në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se lufta ka hyrë “në fazën e dytë”, përderisa ushtria izraelite, me mbështetjen e sulmeve ajrore dhe detare, ka thelluar ofensivën në veri të Gazës, shkuran REL.

Deri më tani, 1.4 milionë palestinezë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, përderisa ushtria izraelite tha se shumë banorë i janë bindur urdhrit të saj për t’u larguar nga veriu për në jug të Gazës.

Hamasi nisi sulme brutale në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer mbi 200 të tjerë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika