Ministria e Shëndetësisë në Liban: 2,496 të vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi

Ministria e Shëndetësisë libaneze në një deklaratë këtë të shtunë ka deklaruar se të paktën 2,496 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Liban që nga fillimi i tyre më 2 mars.

Kjo shifër shënon një rritje të konsiderueshme që nga numri i fundit i të vdekurve i dhënë nga ministria më 17 prill. Atëherë, ajo raportoi se 2,294 persona ishin vrarë në sulmet izraelite, përfshirë 177 fëmijë.

Pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi të zgjatur së fundmi në Liban, Izraeli ka këmbëngulur që forcat e tij do të qëndrojnë në jug të vendit dhe do të vazhdojnë t’i përgjigjen çdo kërcënimi.

Katër persona u vranë në një sulm izraelit që synonte një motoçikletë në Libanin jugor më herët sot, tha Ministria libaneze e Shëndetësisë, ndërsa Izraeli raportoi për të shtëna me raketa nga Hezbollahu, grupi militant i mbështetur nga Irani.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit, IDF pretenduan se kanë vrarë më shumë se 15 terroristë në Libanin jugor këtë fundjavë, përfshirë tre që po drejtonin një automjet të ngarkuar me armë më herët sot.

“Një terrorist tjetër që po ngiste një motoçikletë në Libanin jugor, në jug të Vijës së Përparuar të Mbrojtjes, u eliminua gjithashtu”, tha IDF.

Të fundit nga rubrika