Ministria e Shëndetësisë njofton se i dyshuari me linë e majmunëve është i hospitalizuar në QKUK

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të shtunën se ka dërguar mostra në Holandë për një rast të dyshuar me linë e majmunit

Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë për media Facebook ka njoftuar se ka pranuar një raportim nga Klinika Infektive, QKUK, për një rast të dyshuar me linë e majmunëve më 3 qershor 2022, në orën 17:41.

I dyshuari është mashkull nga Komuna e Dragashit, i lindur në vitin 1953.

Pacienti është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK, dhe i është marrë mostra nga ndryshimi lëkuror, e cila do të dërgohet për analiza laboratorike në Holandë. Gjendja e pacientit është stabile

“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjendja është e qetë dhe stabile.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika