Ministria e Shëndetësisë përditëson listën zyrtare të çmimeve të barnave

Një muaj pas hyrjes në fuqi të vendimit për Listën Zyrtare të Çmimeve të Produkteve Medicinale, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ta përditësojë këtë listë.

Vendimi i ri u miratua më 21 mars dhe parashikon që afati i vlefshmërisë së çmimeve të produkteve medicinale do të përcaktohet me listën e përditësuar, e cila është pjesë e këtij vendimi.

Ministria thekson se farmacitë dhe barnatoret janë të detyruara të vendosin çmimet e produkteve të tyre sipas listës së përditësuar.

Po ashtu, AKPPM (Agjencia Kosovare për Produkte dhe Përdorim të Mjekësisë) është e obliguar të ndërmarrë të gjitha veprimet për zbatimin e këtij vendimi.

Vendosja e listës zyrtare të çmimeve ka shkaktuar disa probleme në tregun farmaceutik, duke rezultuar në mungesë të disa produkteve.

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka kërkuar që ky vendim të ndryshohet ose të shtyhet për të shmangur pasojat, pasi sipas tyre, ky vendim mund të shkaktojë më shumë mungesë të barnave në treg.

Lista e re e çmimeve ka hyrë në fuqi më 1 shkurt 2025, ndërsa Ligji për Çmimin e Produkteve Medicinale ka hyrë në fuqi në gusht 2023.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika