Rreth 40,000 turistë ndodhen aktualisht në Izrael, ndërsa vendi përballet me një situatë të tensionuar sigurie. Në këtë kontekst, Ministria izraelite e Turizmit ka hapur një zyrë virtuale për t’u ofruar ndihmë dhe informacione turistëve që ndodhen në territorin izraelit.

Zyra virtuale funksionon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe ofron shërbim në hebraisht dhe anglisht përmes këtyre kanaleve:

  • Email: [email protected]
  • WhatsApp: +972-53-583-5808
  • Facebook: Israel Virtual Tourist Office

Nën udhëheqjen e ministrit Haim Katz, Ministria është gjithashtu në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të industrisë së turizmit, përfshirë hotelet dhe objektet akomoduese, me qëllim identifikimin dhe mbështetjen e turistëve që mund të kenë nevojë për ndihmë për shkak të zhvillimeve të fundit.