Ministria ia shkëput AAK-së kontratën për objektin në qendër të Prishtinës

Pas më shumë se 20 vjetësh, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të largohet nga objekti që e ka shfrytëzuar për zyra në qendër të Prishtinës. Dy ditë pas një aksioni të Ministrisë së Bujqësisë që tha se liroi një pjesë të objektit, ministri Faton Peci njoftoi se e kanë shkëputur kontratën me partinë e Ramush Haradinajt. Pak orë më vonë këtë e konfirmoi edhe vet kryetari i partisë opozitare

Për më shumë se dy dekada, që nga paslufta, një pjesë e këtij objekti në qendër të Prishtinës, u përdor për seli të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, këtë të hënë Ministria e Bujqësisë e ka shkëputur kontratën e qiradhënies me partinë opozitare, që sipas ministrit ishte e pakuptimtë shfrytëzimi i saj prej AAK-së kur vet institucioni që ia udhëheq, paguan qira.

“Varësisht prej dispozitave edhe siç është e paraparë në një periudhë tranzitore, për një periudhë të shkurtër kohore i gjithë objekti do të jetë në shfrytëzim për Ministrinë e Bujqësisë, për titullarin e institucionit. Edhe mua me vjen keq realisht prej periudhës së pasluftës objekti i Ministrisë së Bujqësisë nuk është shfrytëzuar nga titullari i institucionit dhe në anën tjetër ne përballemi me një qira shumë të lartë aktualisht në objektin që e ushtrojmë veprimtarinë tonë”, tha Faton Peci-Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kryetari i partisë opozitare, Ramush Haradinaj e konfirmoi se sipas afateve ligjore kontraktuale, ata do ta lirojnë objektin, pas kërkesës nga Ministria.

“Pas kërkesës së palës kontraktuese për shkëputjen e njëanshme të kontratës për shfrytëzimin me qera të hapësirave prej 569 m2, me çmim mujor prej 4552 eurosh në muaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njoftoj opinionin publik se edhe ne si palë kontraktuese konfirmojmë shkëputjen e kontratës nga cilësia e qiramarrësit në afatin e paraparë ligjor. E falënderojmë qiradhënësin për bashkëpunimin e deritashëm”, thotë Haradinaj.

Diskutimi për këtë objekt ka nisur tash e disa muaj, sepse sipas ministrit P eci, ai ishte në mesin e disa objekteve që ishin pronë e Ministrisë por që ishin dhënë në shfrytëzim, që sipas tij ishte joligjore.

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika