Ministria subvencionon blerjen e librave me 80 euro

Ministria e Arsimit do të subvencionojë blerjen e librave shkollore me 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5. Ndërsa, sipas njoftimit, për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore

Fotografi ilustruese

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të enjten i ka njoftuar prindërit se ata mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore duke filluar nga nesër.

Siç ka bërë të ditur ajo nëpërmjet një videoje në rrjetin social, Facebook, kjo është një masë për të ndihmuar familjet me koston e lëndëve mësimore për fëmijët e tyre.

Sipas saj, mjetet për subvencionim do të transferohen në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.

Për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5, do të ndahen 80 euro për të blerë tekste dhe materiale mësimore.

“Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme. Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore”, ka thënë Nagavci.

Një hap tjetër i ri sipas ministres Nagavci është se edhe për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.

Ajo ka njoftuar se platforma e aplikimit dhe instruksionet për aplikim do të publikohen nesër.

Lista e teksteve të përzgjedhura nga profesionistët e fushës tashmë është e gatshme në shtëpitë botuese, ndaj prindërit ftohen të konsultohen me mësimdhënësit e tyre për të zgjedhur tekstit e duhur.

Kujtojmë se dhjetë ditë para nisjes së procesit mësimor, Ministria e Arsimit, kishte njoftuar se ka dështuar të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese për blerjen e librave, teksa i akuzoi ato që ofertuan çmime më të larta sesa ato që i kanë vendosur në libraritë e tyre.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika