Ministrja Albulena Haxhiu intervistohet javën tjetër për rastin “Dehari”

Ministrja Haxhiu do të intervistohet nga Prokuroria Speciale javën e ardhshme për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, pas një statusi që ajo kishte shkruar në Facebook. Avokati i familjes po e sheh të panevojshme këtë ftesë nga prokurori, teksa njohës të tjerë të çështjeve të drejtësisë vlerësojnë se çdo kush që posedon informacione duhet t’i japë ato në të mirë të zbardhjes së rastit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Shtatë vjet prej kur ka ndodhur e 4 sosh prej kur është në duart e Prokurorisë Speciale, rasti i vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit ka mbetur në sirtarët e këtij institucioni.

I riaktualizuar herë pas here, qoftë nga politika apo nga familja, pak të reja ka në hetimin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është ftuar për intervistim nga Prokuroria, pas deklaratave të bëra në rrjetet sociale se ekzistojnë prova që Dehari është vrarë.

Nga MD-ja i kanë thënë televizionit se ministrja Haxhiu do t’i përgjigjet ftesës javës së ardhshme.

“Siç vetë ministrja ka njoftuar, ajo është ftuar në intervistë nga ana e prokurorisë, të njëjtit nuk kanë treguar as caktuar datë, por kanë thënë që kurdo që ministrja është në mundësi me u intervistu për këtë çështje, atëherë me u paraqit. Ndërkaq Ministrja Haxhiu në afatin sa më të shpejt, brenda javës së ardhshme do të drejtohet për intervistim mirëpo do të ju njoftojmë paraprakisht”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Por absurde këtë ftesë e vlerëson avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, që akuzon prokruorin special për politizim të kësaj çështjeje.

“Ne kemi pasur raste të mëhershme ku edhe ish presidenti z.Thaçi ka deklaruar publikisht në televizione që Astrit Dehari është vrarë dhe nga ana e prokurorit nuk është kërkuar një gjë e tillë, pastaj kemi pasur edhe deklarime publike te Kadri Veselit i cili ka deklaruar se Astriti është vrarë dhe prokurori i rastit nuk ka kërkuar intervistimin e tyre”, ka thënë avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve të drejtësisë Ylli Zekaj vlerëson se qoftë qytetarë të thjeshtë apo akterë institucionalë, duhet të intervistohen kur të njëjtit posedojnë prova a informacione,

Por tani, sipas tij, Prokuroria Speciale duhet të bëjë krejt çka ka në dorë për të sjellë një epilog.
“Armiku më i madh i hetimeve është koha dhe sa më shumë të stërzgjatet një hetim aq më e vështirë është që të provohen faktet dhe provat, të cilat në raste të caktuara mund të zhduken, me kalimin e kohës.
Qeveria e Kosovës ti ofrojë të gjitha resurset mundshme, në drejtim të Prokurorisë që Prokuroria ta bëjë këtë hetim dhe të dalë me një aktakuzë për persona që dyshojnë se e kanë bërë vrasjen apo ta mbyllë këtë rast si vetëvrasje”, është shprehur avokati, Ylli Zekaj.

Më 3 nëntor, në përvjetorin e shtatë të vdekjes së Astrit Deharit, u protestua para Prokurorisë Speciale me kërkesën për zbardhjen e këtij rasti.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika